Keto jane dokumentat dhe distiktivi falso që përdorte Julian Muça

Mashtronte duke përdorur distiktivin e Europolit, 'Shqiponjat' prangosin 'policin' që mashtronte qytetarët

27 Prill 2020, 10:11| Përditesimi: 27 Prill 2020, 14:40

  • Share

Julian Muça është arrestuar nga policia e Tiranës, konkretisht njësia e 'Shqiponjave', pasi përdorte dokumenta false dhe distiktiv policie duke u prezantuar si polici i Europolit dhe duke përfituar në këtë periudhë pandemie. Shtetasi 42-vjeçar prezantohej para qytetarëve me këto dokumenta, ndërsa së bashku me të e ka pësuar edhe personi që i ka vendosur në dispozicion këtë dokumenta.

Bëhet fjalë për personin me inicialet P. H, 53 vjeç, që i kishte mundësuar Muçës mjetet identifikuese të Europolit dhe që po hetohet në gjendje të lirë.

Materialet për këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa dy personat akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?