Pothuajse çdo ditë në gjykatë shqyrtohen padi të prindërve për fëmijët e tyre përdorues droge. Avokati Demir Çiftja shprehet në intervistë për Report TV se nga janari në tetor 2022 janë regjistruar 140 raste të dhunës në familje, ku pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë që dhunojnë prindërit e moshuar.
“Fëmijët janë më të dhunshëm në shumë raste, nga 140 raste të dhunës në familje, e kapin ato të fëmijëve që dhunojnë prindërit. Kanë ardhur si shkak i përdorimit të lëndës narkotike. Dhuna për marrjen e vlerave monetare, i ka çuar që ata të ushtrojnë dhunë ndaj prindërve kryesisht”.- u shpreh avokati Demir Çiftja.
Në pamundësi për të blerë lëndën narkotike, fëmijët dhunojnë prindërit për të marrë prej tyre edhe qindarkat e fundit. Rastet mendohet se janë edhe më shumë se sa shifrat zyrtare.
“Ka shumë të moshuar që nuk e denoncojnë”.- u shpreh avokati.
Gjykata nuk i toleron përdoruesit e drogës, i lë në burg, thotë avokati, por zgjidhja sipas tij është trajtimi nga institucionet e përkrahjes sociale.
“Më shumë duhet të punojnë institucionet sociale me personat që përdorin lëndë narkotike. Sepse po shtohen rastet e personave që përdorim lëndë narkotike, po shtohet edhe dhuna në familje. Kryesore është t'i nxjerrim nga rruga e drogës, duke u dhënë punë, duke i pranuar në shoqëri që të bëhen të vlefshëm”.- u shpreh ai.
Kryesisht, përdorues të heroinës e kokainës në Elbasan janë djem e vajza të moshës 25-35 vjeç si dhe të divorcuar apo me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e dhunë.
Pushtet drogagjiu, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës…!
Përgjigju