Rusia sulm me raketa hipersonike në Kinzhal, 11 viktima në Ukrainë! Tanket Leopard 2 në Kiev në fund të marsit! Moska: Perëndimi i përfshirë në luftë

26 Janar 2023, 07:34| Përditesimi: 26 Janar 2023, 17:13

  • Share

Forcat ruse kanë nisur një sulm të ri raketor kundër Ukrainës dhe ushtria e Kievit tashmë ka rrëzuar raketat e para, sipas kreut të zyrës së presidentit, Andriy Yermak. Mediat ukrainse raportohet se aktualisht janë lëshuar të paktën 30 raketa kundër Ukrainës.

Një alarm i sulmit ajror ranë paraprakisht mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, raporton “Kyiv Independent”.

Në ditën kur mbërriti urdhri zyrtar nga Gjermania dhe SHBA për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua Perëndimit, duke kërkuar avionë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Pak orë më parë, Joe Biden pati një telefonatë me presidentin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmmanuel Macron, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kryeministren Giorgia Meloni, të cilët lideri amerikan i falënderoi për dërgimin e artilerisë në Kiev.

 "Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, por tanket nuk janë një ofensivë kundër Rusisë," tha ai.

Me një ide krejtësisht tjetër është Moska, e cila ka dënuar lëvizjen perëndimore:

“Tanket Abrams në Ukrainë "do të digjen njësoj si të tjerët", ishin fjalët e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, ndërsa Vendimi i Olaf Scholz për lejimin e dërgimit të tankeve u cilësua si “shumë  i rrezikshëm".

Forcat ruse nisën një sulm të pasuksesshëm me dronë gjatë natës në Ukrainë, duke synuar kryesisht rajonet qendrore dhe kryeqytetin Kiev, tha ushtria ukrainase.

“Mbrojtja kundërajrore rrëzoi të gjithë 24 dronët”, tha komanda ushtarake e vendit në një raport të mëngjesit.

“Ekziston një rrezik i madh i sulmeve të mëtejshme të aviacionit dhe raketave në të gjithë territorin (të Ukrainës)”, thuhet në një deklaratë.

Administrata rajonale e Kievit tha se 15 nga 24 dronë janë rrëzuar rreth kryeqytetit ukrainas dhe se nuk ka pasur dëme. Ai gjithashtu paralajmëroi njerëzit për mundësinë e më shumë sulmeve me raketa gjatë ditës.

Lajm në përditësim...

Ora 22:45
Ukraina mbledh 20 vende në gjykatë ne Pragë për krimet kundër Ukrainës

Ukraina ka kërkuar nga shtetet e tjera që t'i gjykojnë sulmet e Rusisë si krime lufte. Në Gjykatën e Pragës, Ukraina ka mundur të mbledhë 20 përfaqësues të vendeve të ndryshme për krijimin e një Gjykate Speciale duke marrë këshu aprovimin e tyre. 

"Sot, Ukraina mblodhi përfaqësues të 20 kombeve në Pragë për një takim të grupit bazë për krijimin e Gjykatës Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës. Fokusi është për të vënë drejtësi." Kështu në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba .

Ora 21:24
Kanada: Ne do të dërgojmë 4 tanke Leopard në javët e ardhshme në Ukrainë

Shumë shtete kanë dhënë mbështetjen e tyre financiare, por edhe me pajisje luftarake në ndihmë ndaj Ukrainës, duke u kujdesu që t'i tregojnë Rusisë që nuk po shpallin luftë kundër saj, por po përkrahin Ukrainën. Së fundmi, Kanadaja është një prej atyre shteteve që është e gatshme të ofroj ndihmën e saj.  Kanadaja i bashkohet listës së vendeve që do të dërgojnë tanke Leopard në Ukrainë.

Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand ka njoftuar dërgimin e katër prej këtyre tankeve në javët në vijim. Nuk mbetet me kaq pasi Kanadaja do të sigurojë gjithashtu trajnerë, municion dhe pjesë këmbimi, theksoi Ananad, duke e lënë të hapur mundësinë për më shumë dërgesa të tankeve Leopard në të ardhmen e afërt. Theksojmë, që presidenti ukrainas Zelensky i ka falenderuar të gjitha shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe kërkon që mbështetjet me pajisje të ndodhin sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi Rusia ka sulmuar goditur sërish me sulme ajrore e tokësore Ukrainën, duke sjellë vdekje të civilëve si edhe  vazhduar të krijojë probleme të mëdha dhe dëmë materiale dhe probleme në infrastrukture e sistem energjitik. 

 

Ora 20:52
Franca dhe Italia janë afër një marrëveshjeje për furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore

Franca dhe Italia janë afër finalizimit të detajeve teknike për furnizimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore SAMP/T në Ukrainë , megjithëse është ende e paqartë se kur do të vijë vendimi përfundimtar.

Kievi u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe në nëntor kërkoi SAMP/T. Ministri francez i Mbrojtjes  Sebastien Lecornu do të udhëtojë në Itali të premten për të takuar homologun e tij italian Guido Crosetto.

"Po finalizojmë me italianët. Nuk është shumë larg", tha një burim diplomatik francez. 

Sistemi është i aftë të gjurmojë dhjetëra objektiva dhe është i vetmi sistem evropian i aftë për të kapur raketa balistike. 

Ora 20:07
Tanket britanike Challenger 2 gati të mbërrijnë në Ukrainë, afati maksimal deri në fund të marsit

1674715114_Tanke.jpg

Tanket britanike Challenger 2 do të mbërrijnë në Ukrainë deri në fund të marsit. Këtë e bëri të ditur nënsekretari britanik i mbrojtjes, Alex Chalk , duke shtuar se trajnimi i ushtarëve në përdorimin e tyre do të fillojë të hënën.

" Do të ketë një program trajnimi të rëndësishëm, jo ​​vetëm për ekuipazhet e tankeve, por edhe për ata që do të jenë në krye të mirëmbajtje”, tha ai shkumës duke folur në parlament.

Ora 17:17
SHBA vendos sanksionet ndaj ushtrisë së mercenarëve rusë: ‘Wagner’, ngrin asetet: Grup kriminal, të përfshirë në ekzekutime, rrëmbime e përdhunime

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar zyrtarisht Grupin Wagner një organizatë kriminale transnacionale. Asetet që i përkasin kompanisë private ushtarake janë ngrirë në SHBA.

Grupi Ëagner, i themeluar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin, ka qenë i përfshirë  në luftimet në Ukrainë dhe për këtë arsye SHBA ka marrë sanksione. 

Një urdhër ekzekutiv parashikonte sanksione të mëtejshme ndaj mercenarëve, me Thesarin që akuzonte grupin se ishte përgjegjës ose bashkëpunëtor në shënjestrimin e grave, fëmijëve ose civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore, nëpërmjet zhvendosjes së detyruar dhe sulmeve ndaj spitaleve.

“Personeli i Wagner-it është përfshirë në një model të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) dhe Mali”, tha Thesari në një deklaratë. 

Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj Kompanisë Aksionare me bazë në Rusi Terra Tech dhe Institutit të Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore Changsha Tianyi me bazë në Kinë Co. LTD, të cilat i akuzoi për mbështetjen e operacioneve ushtarake të Grupit Wagner.

Ora 17:09
Zelensky: Putin është ‘askushi’, nuk jam i interesuar të takohem me të për bisedimet e paqes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për Sky News se ai nuk wshtw i interesuar të takohej me Vladimir Putin për bisedimet e paqes. 

“Presidenti rus është askush, jeton në një flluskë informacioni dhe nuk e di se çfarë po ndodh në fushën e betejës. Takimi me Putinin nuk është interesant pwr mua. Për shkak se ne patëm një takim me të në Formatin e Normandisë, ishte para pushtimit: e pashë të thoshte një gjë dhe më pas bëri një tjetër," shpjegoi Zelensky.

Ai tha se nuk e kuptonte kush i merrte vendimet nw Rusi duke qenw se veprohet ndryshe nga çfarw deklaron Vladimir Putin.

Ora 16:41
Valë e rë sulmesh nga Rusia, 11 persona u vranë sot në të gjithë Ukrainën

Ditën e sotme, nga vala e fundit e sulmeve ruse me raketa dhe dron në Ukrainë u vranë 11 persona. Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 47 nga 55 raketat e lëshuara nga forcat ruse. Në Kiev, një burrë 55-vjeçar besohet të jetë vrarë, ndërsa autoritetet në Zaporizhzhia raportuan tre viktima. Sipas raporteve të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, 20 raketa u rrëzuan në Kiev.

Sulmet erdhën një ditë pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord të dërgonin tanke në Ukrainë, por Rusia gjithashtu ka zhvilluar një model të nisjes së sulmeve çdo dy javë.

Një zëdhënës i forcave të mbrojtjes jugore të Ukrainës tha se Moska duket se po përpiqet të mposht ose shpërqendrojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës me një kombinim të dronëve vetë-shpërthyes dhe sulmeve raketore gjatë natës.

Ora 12:52
Ukraina: Rrëzuam 47 nga 55 raketat e lëshuara nga rusët sot


Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar sot 47 nga 55 raketat e lëshuara nga rusët. Lajmi u bë i ditur nga komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës Valery Zaluzhny .

“Mbrojtja kundërajrore shkatërroi 47 raketa lundrimi, duke përfshirë 20 afër kryeqytetit Kiev. Në total, rusët hodhën 55 raketa nga ajri dhe deti”, njoftoi Zaluzhny në Telegram.

Ora 12:07
Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus: SHBA dhe NATO janë palë në konfliktin në Ukrainë

Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev tha se SHBA dhe NATO janë bërë palë në konfliktin në Ukrainë dhe " synojnë të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të zgjatur këtë konflikt ushtarak".

“Edhe me përfundimin e fazës së nxehtë të konfliktit në Ukrainë, bota anglo-saksone nuk do ta ndalë luftën e saj prokure kundër Rusisë dhe aleatëve të saj”, tha aleati i fuqishëm i Putinit, raporton “Interfax” .

Fjalët e Patrushevit vijnë pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan synimin e tyre për të dërguar tanke të rënda Abrams M1 dhe Leopard 2 në Ukrainë.

Ora 11:08
Kremlini: Furnizimi me tanke i Ukrainës është përfshirje e drejtpërdrejtë e Perëndimit në luftë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë një deklaratë në të cilën thotë se furnizimi me tanke i Kievit është përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve Perëndimore në Ukrainë.

“Furnizimi me tanke në Kiev është dëshmi e përfshirjes së drejtpërdrejtë Perëndimore në konfliktin në Ukrainë”, kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. 

Ora 10:29
Sulm me raketa ruse në Ukrainë, Kiev: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Nga sulmet me raketa ruse në Ukrainë raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur.

"Për shkak të raketës që goditi një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen Holosiivskyi (të qytetit të Kievit, red.) për momentin flitet për një të vdekur dhe dy të plagosur. Të plagosurit u dërguan në spital nga mjekët". Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitaliy Klitschko, në një mesazh në Telegram.

Ora 09:40
Kryebashkiaku i Kievit: Shpërthime në qytet. Qëndroni në strehimore

Forcat ruse kanë nisur një sulm të ri raketor kundër Ukrainës dhe ushtria e Kievit tashmë ka rrëzuar raketat e para. Lajmi u bë i ditur në Telegram nga kreu i zyrës së presidentit, Andriy Yermak, siç raportuan mediat ukrainase.

Shpërthime janë regjistruar edhe në kryeqytetin ukrainas.

“Shpërthim në Kiev! Qëndroni në strehimore!”, tha kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko

Ora 09:31
Ditëlindja e Zelenskyt, urimi prekës i Olenës, tregon se si ka ndryshuar presidenti: Tani t’i po buzëqesh më pak


Presidenti Volodymyr Zelensky ka pasur ditëlindjen e 45 ditën e djeshme. Bashkëshortja e tij, Olena Zenelska, ka postuar një foto të çiftit ku ndau një mesazh prekës, por edhe pikëllues për bashkëshortin e saj në mes të luftës me Rusinë.

“Shpesh e pyes se si ke ndryshuar në një vit. Dhe përgjigja është se ti je i njëjti djalë me të cilin e kam takuar kur ne ishim 17 vjeç. Por aktualisht diçka tjetër ka ndryshuar, buzëqeshja jote, më pak buzëqeshje në këto ditë”, shkruan zonja e pare.

“Ashtu si në këtë foto. Unë të uroj të kesh më shumë arsye për të buzëqeshur dhe ti e di se çfarë duhet të bësh. Të gjithë ne e dimë. Kokëfortësia është e mjaftueshme për ty. Kryesorja është të kesh shëndet, kështu që qëndro i shëndetshëm të lutëm. Unë dua që të buzëqesh me ty përjetë. Ma jep këtë mundësi.” ,mbyll mesazhin e saj Olena Zenelska. Ukraina po i afrohet një viti që nga nisja e luftës me Rusinë.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Futja kot: 26/01/2023 13:15

    Ukrainasit thone qe i rrezuam te gjithe dronet , raketat e Rusise dhe jam dakord deri ketu , po ato shkaterrime qe keni pesuar kush jua ka ber ? Ju me ane te propagandes mendoni se do fitoni luften por e keni gabim , po vriten bijte e nenave dhe fitimet i mer amerika, prandaj uluni per bisedime me Ruset mos tju genjej mendja kot se po shkaterroheni cdo dite qe kalon

    Përgjigju
    • Artan: 28/01/2023 03:31

      Ia ke gjetur tamam vetes nofken, mire qe e di edhe vete qe ia zhyte.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?