Zelimkhan Abakarov, foto ilustruese

Përfaqësojnë Shqipërinë në mundje, Dudaev kalon në gjysmëfinale! Garon edhe kampioni Abakarov

13 Korrik 2023, 14:49| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 14:52

  • Share

HUNGARI - Po zhvillohet në Budapest turneu i mundjes "Polyak Imre dhe Varga Memoria", ku marrin pjesë edhe dy përfaqësuesit e Shqipërisë. Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov kërkojnë të ngrejnë lart flamurin kuqezi, me çeçenët e natyralizuar në shqiptarë që e kanë nisur mbarë këtë event.

Islam Dudaev mundi dy kundërshtarët në peshën deri në 65 kilogramë, për të kaluar në gjysmëfinale. Fillimisht sportisti u imponua ndaj argjentinasit Agustin Alejandro dhe më pas mundi në çerekfinale francezin Khamzat Arsemezouev.

Në përballjen e fundit, Dudaev fitoi 11-0 duke dominuar kundërshtarin dhe tanimë po pret të mësojë rivalin për në fazën e radhës. Veç tij, në garë është edhe Zelimkhan Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë në peshën deri në 61 kilogramë dhe është kampion i Europës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?