Familja Kelmendi

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, por s’është pajisur me pasaportë shqiptare! Albina Kelmendi: Kemi humbur disa koncerte

8 Maj 2023, 09:54| Përditesimi: 8 Maj 2023, 10:08

  • Share

 Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.

Në një kohë kur duhej që të angazhohej për detajet e performancës së saj, familjes Kelmendi i ka dalë një problem. Autoritetet shqiptare nuk e kanë pajisur këtë familje me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqëson vendin tonë në Eurovizion. Kjo ka bërë që të humbasë disa koncerte.

“Nuk i kemi arrit në disa shtete, ka qenë problem çështja e vizave. Nuk e kemi parashikuar, ne nuk jemi pajisur me pasaporta shqiptare, na është dashur për secilin shtet që të aplikonim për vizat”, tha Albina Kelmendi në “Prive”.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?