Një përfaqësi e delegacionit të diasporës shqiptare në Amerikë ka zhvilluar një vizitë ën Tiranë, ku është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ambasadorja Kim shkruan se gjatë takimit me përfaqësues të diasporës shqiptare u diskutua për forcimin e demokracisë dhe bizneset në vend. Kim thekson me se forcimin e shteti të së drejtës do të rriten edhe investimet e SHBA-së në Shqipëri.
“Takova udhëheqës të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për të diskutuar se si diaspora mund të mbështesë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria forcon shtetin e së drejtës dhe pastron gjykatat, ai do të bëhet një Aleat i NATO-s edhe më i aftë dhe destinacion tërheqës për investimet e SHBA-së”, shkruan Kim.
Takimi i delegacionit të diasporës shqiptare në SHBA me Yuri Kim
Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ndau të njëjtin mesazh pas takimit që zhvilloi me delegacionin e diasporës shqiptare në Amerikë në selinë blu. Rritja e bashkëpunimit me diasporën shqiptarë, tha Basha, do të forconte demokracinë dhe ekonominë e vendit tonë.
“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shkruan Basha.