Përfaqësuesi i Listës Serbe: Pa shtensionim nuk ka kuptim të flitet për zgjedhjet në veri të Kosovës

29 Korrik 2023, 18:36| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 13:18

  • Share

Përfaqësuesi i Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, Igor Simiç, tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se pa shtensionimin e situatës në veri të Kosovës është e pakuptimtë për flitet për zgjedhje të reja.

Igor Simiç së bashku me zyrarin tjetër të Listës Serbe Slavko Simiç qëndroi në Uashington për takime me zyrtarët amerikanë, në kuadër të diskutimeve mbi situatën aktuale në veri të Kosovës dhe mundësitë e uljes së tensioneve.

Tensionet në veri u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
 

“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme, që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian, kërkesa e SHBA-së”, tha zoti Simiç, duke theksuar se fillimisht duhet të shtensionohet situata e pastaj të flitet për zgjedhjet.

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, duke zvogëluar praninë e njësive të policisë me 25 për qind në ndërtesat komunale në veri, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Igor Simiç tha se bashkëbiseduesit e tij në Uashington shpresojnë që do të ndodhë shtensionimi, për të cilin ai shprehet i rezervuar.

Mbi 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja u plagosën më 29 maj në përleshje me protestuesit serbë në veri. Zoti Simic thotë se ishte Prishtina ajo që krijoi një situatë nxitëse që çoi në përleshje “fatkeqe”, të cilat “nuk dërguan një pamje të mirë”. Megjithatë, sipas tij, prania e trupave të NATO-s në veri është e domosdoshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë e komunitetit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë javës se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen pa u shtensionuar plotësisht situata, ndonëse institucionet po përgatiten për mbajtjen e tyre. /VOA/

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 29/07/2023 20:03

    Shumë Hebi të brengosur ju të Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?