Përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit: Në shkolla s’përdoret më gaz për ngrohje, e patolerueshme nëse konstatohen raste! 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë

12 Janar 2021, 20:03| Përditesimi: 12 Janar 2021, 20:07

  • Share

Përgjegjësi i burimeve njerëzore në DPAP, Fiqiri Çifliku në një intervistë për Report Tv ka deklarur se nuk do të ketë më ngrohje me gaz në asnjë shkollë në vendin tonë.

“Nga vizitat që kemi bërë në çdo zyrë arsimore kemi lënë porosi të veçantë që në asnjë shkollë të mos përdoret gazi për ngrohje me bombola, të përdoret soba me dru dhe me kaldajë. Ose me energji elektrike. Në asnjë mënyrë ngrohja me gaz në asnjë shkollë.

Ne kemi marrë informacion që në shkollat tona nuk përdoret më gazi për ngrohje, dhe është e patolerueshme nëse konstatohen raste. Nga drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar, është lënë përgjejgësi e veçantë që ngrohja me gaz nuk do të lelojhet më në asnjë shkollë, asnjë bombol me gaz nuk do të futet brenda shkollës”, tha ai.

Ndërkaq Çifliku shtoi se rreth 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë.

“Dje rreth 500 nxënës filluan mësimin. Në këtë situatë që jemi strukturat po bëjnë maksimumin për të ofruar më të mirën për nxënësit. Nxënësit e klasave të ulëta vazhdojnë mësimin normalisht në klasa.  Aktualisht unë mund të jap dhe shifra konkrete dhe 45% e të gjithë nxënësve në të gjithë territorin e zhvillojnë mësimin në klasë, pjesa tjetër me alternim, 55%. Nëse e marrim në total rreth 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë”, shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?