Përfaqësuesi i SHBA-së, Krach: Kina kërcënim malinj, Shqipëria model për ndalimin e këtij ndikimi! Skavica do të rrisë energjinë dhe ndalojë përmbytjet

3 Tetor 2020, 12:22| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 12:38

  • Share

Keith Krach, nënsekretar për rritjen ekonomike energjinë dhe ambientin në SHBA, ka falenderuar kryeministrin Rama për rolin e tij në rajon duke mbrojtur rrugët e pastra të rrjetit 5G, dhe duke shmangur modelin e Kinës të depërtojë me rrjetin e saj 5G. Nënsekretari amerikan Krach e cilësoi Kinën si një aktor malinj që tenton të futet në BE dhe rrjetin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa e cilësoi Ramën si një lider që po ndalon pikërisht këtë efekt malinj të përhapet në rajon dhe Ballkan.

"Zoti kryeministër ju jeni me të vërtet një lider dhe jam i kënaqur që partneritetin tonë ta çojmë më tutje. Miqësi në kohë të mira dhe të vështira. Një kërcënim real vjen nga Kina. Përkrahja juaj e rrjetit 5G në anë të SHBA është një model. Rrejti i pastër dhe rregullat e BE për 5G janë zhvilluar pikërisht për këtë arsye. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjatë, ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të krijuar mes partnerëve të besueshëm. Deri tani janë mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër dhe bazuar në rregullat e BE-së. Ata kanë zgjedhur të përzgjedhin vetëm shitës të besueshëm në tregtimin e 5G. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër dhe nuk mund t'ju falënderojmë mjaftueshëm.  Zoti kryeministër ju falënderoj për angazhimin tuaj në udhëheqjen e ne e rrjetit të pastër 5G. Faleminderit për lidershipin e Shqipërisë në rajon dhe ndalimin e ndikimit malinj të Kinës dhe diplomacisë së kurthit përmes borxheve", tha Krach.

Krach tha se ndërtimi i Skavicës do të shmang përmbytjen dhe se rrjeti energjetik në vend nuk do të varet nga reshjet vjetore të shiut.

"Rritja e investimeve do të krijojnë vende pune më të mira dhe mundësi për të rinjtë si dhe do të krijojë një klimë biznesi më të mirë në vend. Ky është një projekt ambicioz që do të sigurojë energji elektrike  dhe përfitime mjedisore. Skavica do i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë  dhe do të reduktojë përmbytjet dhe do e bëjë energjinë më pak të varur nga reshjet vjetore", tha Krach.


Lajmi kryesor:

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Skavicës, Rama: Mirëpresim investimet e partnerëve, të kujdesshëm për paratë e vendeve jo mike! SHBA: Kina kërcënim malinj, Shqipëria model për rrjetin 5G


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?