Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Abazi: Mbështesim çështjet që shpalosi Osmani në Shqipëri! (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 22:45| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 23:11

  • Share

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi i është përgjigjur akuzave ndaj Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit. Ai thotë se LVV i mbështet 3 çështjet që ka shpalosur Osmani në Shqipëri gjatë vizitës së saj 3 ditore.

I ftuar në emisionin '5 pyetjet' nga Babaramo, ai tha se akuzat mbi Osmanin kanë treguar qartë ndërhyrjen e Serbisë në çështjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Na kanë quajtur terrorist. Kjo lloj akuze, krejtësisht injorante dhe dashakeqëse është me të njëjtën linjë me akuzën e serbisë ndaj shqiptarëve si terrorist. Këta duhen ta mendojnë mirë fjalën e tyre. Përplasja nuk është mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës, Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi të bëjmë me Serbinë që ka hyrë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Po të kishte qenë Albin Kurti nuk do përmendte vetëm 3 temat që preku Osmani. Vjosa Osmani nuk foli si Albin Kurti. Ne nuk përputhemi me atë por ne pajtohemi me ato çështje që shpalosi ajo. Është Serbia në mes. Osmani ka qenë politikane e dyta më e votuar në Kosovë. Qëndrimet e Vjosa Osmanit, nxorën fytyrën e Serbisë dhe ndërhyrjen e saj në çështjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë vizitës së saj 3 ditore në Shqipëri, Vjosa Osmani takoi disa krerë të politikës në vendin tonë. Ndër çështjet që ajo shpalosi ishin nevoja e ngritjes së një rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë si dhe trau i vendosur mes 2 vendeve, Shqipëri-Kosovë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 22/12/2020 08:01

    IK MOR RRACE E POSHTER PO TE MOS ISHTE SHQIPERIA SERBI DO JU KISHTE BER SALLAM O PLER VINI KETU DHE FUSNI HUNDET NE ÇDO GJE ME GJITH ATE DOSEN QE KENI PRESIDENTE LESHI

    Përgjigju
  • Endri: 22/12/2020 07:20

    Sa hapesire u jepni ketyre plehrave te VV. Ngordhet, cfare s’po beni per te goditur ER, por nje vrime ne uje do beni. Edge nje mandat e keni KM. Pastaj kismet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?