Sali Berisha prezantoi koalicionin: “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fjalën e tij tha se ky koalicion është pritur me gëzim nga mbarë shqiptarët.
Berisha tha ndër të tjera se PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin dhe ironizoi deklaratat e Ramës për koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Berisha nënvizoi se ai ka marrë në koalicion, elitën e intelektualëve, duke nisur me Kujtim Gjuzin.
“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë.Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, por është absolutisht ëndrra më e bukur e ditës dhe jo e natës e cdo shqiptari.
Çfarë paraqet pala tjetër, paraqet hardhucë, bretkosa, zhapa dhe tani i kanë ngelur në gojë….Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua.
Ti Kujtim, se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, tha Berisha.
Komente
