Kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe ish-trajneri Alain Giresse

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll shkarkon trajnerin Alain Giresse

20 Qershor 2023, 17:49
  • Share

Alain Giresse është shkarkuar nga detyra e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupin “I”, kanë ndikuar shumë negativisht te Dardanët, teksa janë larg ëndrrës për kualifikimin.

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar", njofton FFK-ja.

Giresse mori drejtimin e Kosovës më 23 shkurt të vitit 2022, duke udhëhequr ekipin dardan në 14 ndeshje, me një bilanc prej 4 fitoresh, 6 barazimeve dhe 4 humbjeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?