Elton Qyno

Përfaqësuesja e OSBE për për Lirinë e Medias reagon për gazetarin Elton Qyno: Konfidencialiteti i burimeve gazetareske duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji

19 Dhjetor 2023, 07:00| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 10:03

  • Share

Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro shprehet se shqetësuar lidhur me rastin ndaj gazetarit Elton Qyno ku pasi iu kërkua dorëzimi i burimeve të informacioneve të lajmeve që ai publikon, prokuororët e SPAK vendosën kontrollin e banesës dhe më pas sekuestrimin e sendeve të tij të punës.

Ribeiro se konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër.

“Të tronditur që në Shqipëri gazetarit Elton Qyno iu bë presion për disa orë për të zbuluar burimet e tij pasi autoritetet i kontrolluan shtëpinë dhe zyrën, duke i sekuestruar pajisjet.

Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër”, thekson përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e saj.

Më 13 dhjetor, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.

Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Qyno nuk ka pranuar të zbulojë burimin e tij dhe Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 2 telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër në zbatim të vendimit të gjykatës.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?