E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.
Znj. VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm, thuhet në njoftimin e ambasadës postuar në rrjete sociale.