Shëndeti

Përfitimet nga çajrat, specialisti: S’kemi kulturën e konsumimit të tyre. Nuk dukemi pak ‘gjynah’?! (VIDEO)

23 Dhjetor 2019, 12:35| Përditesimi: 24 Dhjetor 2019, 14:38

  • Share

Pisha është një bimë e cila nuk njihet vetëm si burim i mirë drusor. Vetitë e saj të jashtëzakonshme sjellin përfitime edhe në shëndetin e njeriut.

I ftuar në “Rreze Dielli” agronomi Zef Gjeta  ka folur pikërisht rreth vlerave që kjo bimë ka, përfitimeve shëndetësore që i sjell shëndetit të njeriut. Përdorimet e shumta, duke filluar nga çaji i pishave deri te përdorimi në masazhe terapeutike, e bëjnë të veçantë bimën, origjina e së cilës është nga Evropa dhe që përshtatet shumë mirë edhe në klimën shqiptare.

Për çajin e pishës, më e mirë është sythi i majës që rritet, thahet dhe halat e pishës. Për të kuruar kollën, acarimet e fytit, merren halat e pishës që duhet të lahen, të copëtohen, i shtypim që vlerat e saj të veprojnë sa më mirë dhe veprojmë si për çdo çaj tjetër. Kam dëgjuar që është caji i jetës, pasi të rrit jetëgjatësinë, por e vërtetuar është që të ndihmon në kurimin e ftohjes, kollës, acarimin  në fyt, mendje të mprehtë.” thotë Gjeta.

Megjithatë ai sjell shqetësimin se edhe pse natyra shqiptare është e pasur në bimësi, kultura për kultivimin bimëve për t’u përdorur për çajra të ndryshëm është e vakët.

“Për fatin tonë të keq, menuja e çajrave është shumë e vakët. Menuja e çajrave duhet të jetë më e madhe se çdo gjëje tjetër në kafene apo restorante, sepse jemi në ‘mesin e dheut’. Nuk gjej fjalë tjetër, por a nuk dukemi pak gjynah? Nuk i njohim, nuk i dimë, nuk i përdorim çajrat nuk kemi një kulturë të mirë të konsumimit, jemi bazikë.” shprehet në “Rreze Dielli” agronomi Gjeta.

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?