Denis Trungu

Përfitoi 15 mln lekë të reja pas mashtrimit kompjuterik me pagat e luftës, burg për 32-vjeçarin

30 Dhjetor 2020, 14:07| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 14:16

  • Share

Arrest me burg është vendosur nga gjykata për Denis Trungun, 32-vjeçarin i cili përfitoi 15 mln lekë të reja përmes një mashtrimi kompjuterik me pagat e luftës.

Ai u arrestua ditën e djeshme pas një hetimi 6 mujor i cili përfitoi nga pandemia e COVID-19 për hapjen e llogarive bankare dhe përfitimin e “Pagës së luftës”.

Por, më pas i riu ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte.

Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.

Sipas hetuesve lidhur me burimin e të ardhurave rezulton se 32-vjeçari nuk ka patur kreditime në llogari, por ka përdorur një overdraft të paautorizuar.

Nisur nga të dhënat e siguruara drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave është nxjerrë urdhri për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të llogarive bankare në emër të 32-vjeçarit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?