Foto ilustruese

Kronikë

Përfitoi 17 mijë euro duke u marrë para klientëve për biletat, dëshmia e pronarit të agjencisë: Po falimentoja

26 Shtator, 22:49| Përditesimi: 26 Shtator, 23:07

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi dje 63-vjeçarin Ardi Gjuzi, sepse agjencia turistike që administronte kishte mashtruar qytetarët, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”, ku agjencia turistike e përfshirë në këtë skemë mashtrimi është “SunnyTravel”.

63-vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i kryente duke mashtruar qytetarët.

Kur është pyetur nga grupi hetimor pronari i agjencisë Ardi Gjuzi ka dëshmuar se ka mashtruar klientët sepse ishte në krizë financiare dhe në prag falimentimi.

Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës kanë kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin bërë pagesën në agjencinë turistike. Kanë qenë rreth 20 qytetarë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi dhe kishin ngelur rrugëve pa hotel të rezervuar dhe të paguar.

Pronari i agjencisë i ka marrë nëpërmjet mashtrimit rreth 17 mijë euro qytetarëve. Madje pasi u bë publik rasti nga policia, kanë shkuar edhe qytetarë të tjerë të bëjnë denoncime për “SunnyTravel”.

63- vjeçari është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nën hetim është vendosur edhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?