Vjola Sterjo

Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është sëmurë

11 Mars 2023, 13:50| Përditesimi: 11 Mars 2023, 13:52

  • Share

Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjesh shëndetësore. Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.

Për gjendjen shëndetësore është pretenduar dhe momentin e ndalimit, por atëherë gjykata nuk e mori parasysh.

39-vjeçarja ish-punonjësja në administratë u vu në pranga në dhjwetor, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Sterjo nuk ka pranuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka mashtruar njeri.

Viola Sterjo 39-vjeçare arriti të mashtrojë bizneset duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e la në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë ku edhe jeton. Sipas dosjes që Report Tv e siguron, nga marsi i 2020-ës deri nëntorin e 2 viteve më parë, Viola Sterjo ka mundur të marrë në vlera të ndara monetare 344 mijë euro dhe 1 milion lekë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 12/03/2023 10:47

    Nje gje nuk kuptoj un dakort ka masa lehtesuese per femijet minore por ato familjet qe I ka shkatuar Dem me shprese per drejtesi dmth nuk egziston drejtesia ketu... Ne cdo lajme te ketille qe I ka ber Dem dikujt tjeter del me buje te madhe edhe mbahet 3 muaj ne burg edhe del memdetyrim paraqitje apo arrest shtepije sepse ska rrezikshmeri shoqerore. Po ato te demtuarit cte bejne me demin ekonomike te shkatuara!? Hajde se Po mashtrokemi te gjithe edhe te bejme ja 3 muaj burg si kjo zonjusha edhe dalim nga situata m 344 mij euro e krijon jeten ku te duash... Nje zhgenjim I madh kushdo qofshin viktimat me sinqeritet ne kete vend ka humbur cdo gje pa diskutim. Mjere t demtuarit e shkrete. Nje fasade e pa cipe kudo ne cdo drejtim vetem show... Si mund te lirohet nje njeri I tille... Se kuptoj nuk e kuptoj.

    Përgjigju
    • Or tej: 13/03/2023 09:49

      Nuk duhen lene ne burg sepse semuren or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?