Vila e çiftit të njohur Pique-Shakira dhe këngëtarja kolumbiane Shakira

Përfitojnë nga moti i keq, hajdutët plaçkisin shtëpinë e çiftit Pique-Shakira

6 Qershor 2018, 15:48| Përditesimi: 6 Qershor 2018, 15:51

  • Share

Mbrëmjen e djeshme, një grup hajdutësh profesionistë, kanë grabitur vilën e çiftit të njohur Pique-Shakira, lojtarit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane. Lajmi ka bërë bujë me mediet spanjolle.

Çifti në fakt nuk ndodhej në shtëpi, kur banda u fut për të vjedhur, por nuk përjashtohet mundësia që në shtëpi të kenë qenë prindërit e mbrojtësit katalanas. 

Sipas të dhënave të para, hajdutët kishin shkuar direkt në vendin ku këngëtarja e njohur mban sendet e saj me vlerë, duke marrë të gjitha bizhuteritë.

Duket se kanë pasur informacion të detajuar dhe një plan të qartë. Ndoshta ndonjë punonjës i vilës i ka ndihmuar. Moti i keq që goditi dje Spanjën, erë e fortë dhe shi, i ka ndihmuar hajdutët për të mbuluar gjurmët jashtë vilës. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?