TIRANË- 21 gra, 2 të mitur dhe 152 burra kanë lënë ambientet e burgut pasi kanë përfituar nga ligji i amnistisë i dekretuar më 14 shkurt.
I premtuar për t'u miratuar brenda 31 dhjetorit që përkonte dhe me festat e fundvitit ligji për amnistinë hyri në fuqi vetëm 31 janar kur mori dritën jeshile nga Kuvendi.
Mes lotëve të gëzimit dhe emocioneve familjarë të zonjave të dënuara pritën për orë të tëra lirimin e të afërmve të tyre përpara ambienteve të burgut "325" në Tiranë teksa refuzuan të prononcoheshin për mediat.
Nga amnistia përfituan të gjithë ata të burgosur që kishin një dënim të formës së prerë deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar për vepra të lehta penale. Ky ligji preku edhe 29 gra të cilët përfituan ulje me 1/3 e dënimit ndërsa në total në gjithë vendin kanë përfituar 700 të burgosur. Në kategorinë e burrave përfituan të gjithë ata të burgosur të dënuar deri në 2 vite mbi moshën 60 vjeç.
Ligji i amnistisë u miratua në fillim të këtij viti në datë 31 janar dhe në 14 shkurt u dekretua nga Presidenti I Republikës. Nga amnistia nuk përfituan të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata të dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.
Dergojini te pastrojne brezaret qe i hapi djali i madh i kombit, biri i shtrenjte Enver qe e deshi kete vend aq shume. Dergojini te pyllezojne malet qe zhveshi ky populle qe pa diktatin e Enver djalit beri hatane për 30 vjet.
Përgjigjuok...po ndonje fabrik a uzine te behet mir sikur te ven ta ndertojn keta qe dolen?meqe skan ca bejn them
Kush do ti mbajë me buke tani keta 170 vetë? Meqenese hekurudha fillon te ndertohet jepuni vend pune atje te nxjerrin shpenzimet e tyre!
Përgjigjue nxjerin vet buken ata,te vin ta marin dhe ty na dora meqe te ka zen kaq shum meraku