Politikë

Përflitet si kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë, Ermal Hasimja sfidon të ftohtin: Pa sfida jeta është e mërzitshme (VIDEO)

4 Tetor, 16:05| Përditesimi: 4 Tetor, 16:18

  • Share

Politologu Ermal Hasimja është një nga kandidatët e përfolur të opozitës për zgjedhjet e 9 Nëntorit për Bashkinë Tiranë.

Ditën e sotme, politologu ka sfiduar të ftohtin që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, teksa ka notuar në ujërat e një liqeni të rrethuar nga dëbora.

Politologu shkruan se pa sfida, jeta është e mërzitshme dhe nuk ka ndryshim.

“Pa sfida jeta është e mërzitshme. Pa sfida nuk ka ndryshim.”, shkruan Hasimja.

Të premten, Hasimja tha në Report Tv, se ai do të pranonte që të ishte kandidati për Bashkinë e Tiranës, vetëm nëse do të ishte kandidat i përbashkët i opozitës.

A.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?