Performanca mbresëlënëse e Eneda Tarifës tek Liqeni i Bovillës

18 Korrik 2020, 18:41| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 18:54

  • Share

"Tirana Sessions" ka bërë bashkë 8 super artistë, që do na zbulojnë disa nga pikat më të mrekullueshme turistike të Tiranës. Qyteti i Tiranës, me ndryshimet që po pëson dita-ditës këto pesë vite dhe mundësive të shumta për argëtim, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik jo vetëm për qytetarët e huaj por edhe ata vendas.

Përshkrimet si një ‘qytet i gjallë’, ‘me ngjyra’ janë thjesht shprehje për të dhënë idenë e kulturës, pasionit dhe optimizmit që ndihet në qytetin tonë teksa vizitoni një nga atraksionet, muzeumet, kështjellat përreth, apo klubet e natës dhe baret në pjesët më moderne të qytetit. Ndërkaq, agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?