Ekonomi

Performanca financiare, Ministria publikon shifrat për 10 muaj: Tejkaluam planin për mbledhjen e të ardhurave, 66 miliardë lekë më shumë! 5 produktet kryesore

15 Nëntor 2021, 16:00| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 23:06

  • Share

Në 10 muajt e parë të vitit 2021 Ministria e Financave deklaron se ka tejkaluar planin për mbledhjen e të ardhurave, me 104.2%, ose 66 miliardë lekë. Ministria thotë se nga janari deri në tetor shpenzimet e përgjithshme publike, për 10 – mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 91.8 % të planit të periudhës, teksa niveli i deficiti trezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.

“Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 153.9 miliardë lekë, 30.1 miliardë lekë ose 24.4% më shumë se 10 mujori 2020, si dhe 15.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 10 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 10 mujorit 2021 janë ndikuar kryesisht nga rritja e volumit të importit i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 114.6 miliardë lekë ose 30 % më shumë krahasuar me 10 mujorin 2020”, thuhet në raport.

Ministria e Financave bën me dije se 58.4% të kontributit në të ardhura e zënë 5 produkte dhe përkatësisht: Karburant importi 26.5%; cigaret 14.8%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.5%; automjetet e përdorura me 4.6%; plastika dhe artikujt  3%; ushqime të përgatitura 3%. Ndërsa produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë: karburant importi me 3.5 miliardë; automjetet e përdorura me 2.4 miliardë; energji elektrike 1.2 miliardë lekë dhe materialet e ndërtimit me 0.9 miliardë, të cilat kanë një kontribut pozitiv +10.2 miliardë lekë.

Ndër produktet me efekt negative renditen: telefona celulare, fruta-perime, sheqeri, mielli dhe gruri dhe biçikletat dhe pjesët, me një efekt -151 milionë lekë.

“Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet: Karburant importi, me një rritje 76.3 mijë ton, (+17.5%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +3.4 miliard lekë, ose 18.2%. Cigare me një rritje 252 ton, (+11.5%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +2.3 miliard lekë, ose 18.1%. Birrë prodhim vendi me një rënie prej 122 ton me efekt negative në akcizë me -230 milionë lekë. Gaz I lëngët me një rënie prej 17.9 mijë ton (-14.1%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -10.4 milionë lekë. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.97 miliardë lekë, 131.1% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 99.9% kundrejt planit, ose 19 milionë lekë më pak”, vijon raporti.

Sa i përket shpenzimeve Ministria e Financave shprehet se për periudhën dhjetë mujore të vitit 2021, ato arritën në rreth 449.63 miliard LEK me një realizim në masën 91.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 8.7% më i lartë ose rreth 36.1 miliard LEK më shumë.

“Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 75.8% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 73.7% të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26). Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 10 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 96.7% dhe 56.6% e planit të periudhës. Niveli i deficitit për periudhën 10-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliardë LEK, ose rreth 30.3 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 10 mujore niveli i deficitit rezulton 38.7% e planit të periudhës prej rreth 92.7 miliard LEK”, përfundon raporti.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?