Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen 'Shullazi', u vihet flaka dy automjeteve të ish- kryegjykatësit të Elbasanit dhe gruas së tij (VIDEO EKSKLUZIVE)

17 Prill 2020, 21:12| Përditesimi: 18 Prill 2020, 07:17

  • Share

ELBASAN- Dy makinat luksoze në pronësi të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjetet tip Benz GLK dhe Mercdedes Benz CLA ishin parkuar poshtë shtëpisë ku jetonte çifti, pranë stadiumit "Elbasan Arena". Report Tv ka sjellë pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës së pronarit të automjeteve.

Pamje nga larte e djegieve

Dyshimet se bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme shtohen edhe për shkak se dy automjetet e çiftit Vrioni kanë qenë në një distancë prej 20 m larg njëra-tjetrës ku ndaheshin nga 4 kosha mbeturinash, me këto të fundit që nuk janë përfshirë nga flakët. Nga ana tjetër, referuar dëshmisë së disa banorëve të lagjes është dëgjuar një shpërthim i madh. 

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ku duket se ka qenë një mesazh për ish- kryegjykatësin Arben Vrioni për shkak të kaluarës së tij për shkak të dosjeve të nxehta që ka gjykuar, prej të cilave edhe Lulzim Berishës, duke e liruar atë 5 vite para afatit, dhe gjyqtar i dosjes 'Shullazi'. Ai u shkarkua nga Vettingu për shkak se nuk justifikonte pasurinë prej 85 mijë dollarëve

Zjarrefikset ne vendngjarje

Ora 21:59
Dy makinat e ish- kryegjykatësit dhe gruas së tij 20 m larg njëra-tjetrës, i ndajnë 4 kosha mbeturinash

Dy makinat që janë në pronësi të ish- kryegjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij kanë qenë me një distancë të konsiderueshme nga njëra tjetra, prej 20 m. Dy makinat, më konkretisht AA 040 OK tip benz GLK në pronësi të Arben Vrionit dhe mjeti  AA502 XZ mercdedes benz CLA i bashkëshortes ndahen nga 4 kosha mbeturinash, të cilët nuk janë përfshirë nga flakët, çka shton dyshimet se zjarrri ka qenë i qëllimshëm. Pas më shumë se 20 minutash është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Ora 21:54
U vihet flaka dy makinave të ish- kryegjykatësit dhe gruas së tij, policia jep njoftimin zyrtar

1587150707_MAKINA.jpg

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me djedien e dy makinave në pronbësi të ish- kryegjykatësit Arben Vrioni, megjithatë nuk e ka saktësuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme. 

"Elbasan /Informacion paraprak. Në lagjen "Kongresi", Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.  

Ora 21:37
Kush është gjyqtari Arben Vrioni që i dogjën makinat, shkarkimi, dosjet e nxehta, lirimi i Lul Berishës dhe pasuria

Po kush është gjyqtari Arben Vrioni, i cili duket se mori një mesazh mbrëmjen e së premtes, nga persona ende të paidentifikuar nga policia? Arben Vrioni, sot i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, është një emër i njohur i drejtësisë, për shkak të dosjeve të ‘nxehta’ që ka gjykuar dhe pasurisë. Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe nga viti 2016 ishte gjyqtar në Apelin e Durrësit.

Në 6 dhjetor të vitit 2016, gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar. Kur u lirua, Lulzim Berishës i kishin mbetet edhe 5 vite burg. Në atë kohë, reagoi ashpër ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i cili tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”.

Në gusht të vitit 2018, Arben Vrioni, ishte pjesë e një turpe gjykuese, e cila liroi nga burgu Said Cikalleshin, i marrë i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti për skandalin e tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese.

Në nëntor të vitit 2019, trupa gjykuese pranë Komisionit të Vetingut, e përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko shkarkoi nga detyra gjyqtarin Vrioni, pasi nuk justifikonte pasuri me vlerë rreth 85 mijë USD. Vetingu i gjyqtarit është monitoruar nga prokurori amerikan John Leonardo, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Para shkarkimit dhe pasi ishte njohur me rezultatet e hetimit, të cilat diktonin deri diku fatin e tij në raport me drejtësisë, gjyqtari Arben Vrioni ndërmori 7 lëvizje për t’i shpëtuar shkarkimit. Lëvizjet konsistonin nga pretendimet se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime deri tek kërkesat e ndryshme procedurale. Megjithatë, KPK-ja vendosi të shkarkonte gjyqtarin në 22 nëntor 2019. Vrioni, në 7 shkurt 2020, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe konfirmimi e tij në detyrë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AZIL I SIGURT: 18/04/2020 14:52

    KTO LLOI KRIMBASH TANI E KUPTOJN QË S'KA MË RËMPALL SE QENI MALOK BAJGA SALEH KA MAR FUND. E TANI KTA INSKENOIN QË AZILIN TA FITOJN E MILJONAT E EUROVE TI MBROJN. E EVROPA KURV KTA I NDIHMON SE MILJONAT E TYRE FORT I DON. EVROPA KURVA PLAK SDO NJERËZ TË NDERSHËM E FUKARENJ PO DO KTA FUNDRINA TË LER. PSE EVROPA KURVA PLAK QENIN BAJG MALOK SALHE SE BLLOKOI E QËNI MALOK NË PIDH TË SËMËS TË SHKOI. SE ASHU I INTERESOI. KURSE AMEGIKA QENIN BASTARD MALOK E KA IZOLU E QENI SALHE TANI VETËM LEF PA PUSHIM.

    Përgjigju
  • E drejta vonon por nuk harron: 18/04/2020 11:18

    Nuk eshte vetem ky matrapaz dhe kriminel (gjykates 6-mujor i Plepave) i drejtesise qe duhet djegur bashke me makinat dhe me pasurine qe ka vene me krime ndaj se drejtes dhe popullit... Eshte eshte edhe nje kryekriminel tjeter Bujar Musta , gjyqtar rrugac dhe kriminel qe jeton jo shume larg nga ai..ne nje shtepi te bere dhurate nga krimi me te cilet ka ndare vendimet e gjykates... Edhe ky rastesisht e kishte gruan punonjese ne bashkine Elbasan, ku I sistemonte ishkryetari i bashkise per te mbrojtur me gjykate banden e tij te vrasesve dhe trafikanteve te kokaines dhe per ta trajtuar bashkine si cifligun pasuridhenes te krimit te organizuar. Keto palogjyqtare sebashku me pushtetare pa me te voglin moral dhe formim kulturor dhe njerezor jane pjestare te karteleve ordinere te kokaines qe mbajne peng emrin dhe fatet e Shqiperise...Edhe krimineli I drejtesise Bujar Musta duhet te largohet nje ore e me pare nga drejtesia ..se eshte turp i madh te (pa)drejtesi funderrina te tilla...

    Përgjigju
  • Rumi: 18/04/2020 11:13

    O ju trima qe i keni ven flaken keti robq\*rit hajde kruheni me petra currin po jeni cuba.ai ka 20 si puna ime nga mbrapa dhe e dini mire c.ju pret

    Përgjigju
  • kasem dorraci: 18/04/2020 11:10

    Hajde kemben e mbare.heren tjeter te djegin dhe ata te dy.duhen vrare nja 4-5 cdo muaj nga keta qener

    Përgjigju
  • Elb: 18/04/2020 08:22

    Askujt si vjen keq per ket robq* hahahah

    Përgjigju
  • veting: 18/04/2020 08:09

    Leket per dy makina te reja tia japi dhurate Anita Mici dhe Izet Dusha se me ato boni lek Beni. Skishte gjyq qe nuk vinin gjoba. Shyqyr veting ska per keta gjakpires

    Përgjigju
    • Labi: 18/04/2020 10:37

      E drejte.

  • Loni: 18/04/2020 04:16

    2 ore pune ika gjykatesi keto makina Mos u merzit nxir shullazin nga java tjeter 20 makina nga ato te blen ai

    Përgjigju
  • Iris: 18/04/2020 03:06

    Megjithese z.Vrioni duket si shenjestra e mundshme,nuk duhet te harojme dhe bashkshorten e tij e cila punon te urbanistika ,ndoshta dhe ajo mund te kete shtuar disa te pakenaqur me shume pervec atyre te bashkeshortit te saj.Hetimi duhet zgjeruar.

    Përgjigju
  • Toni: 18/04/2020 01:30

    Te kapen autorat dhe te denohen me burgim te perjetshem , se pse sja kan ven zjarrin edhe ktij gjakpirsit

    Përgjigju
  • Toni: 18/04/2020 01:30

    Te kapen autorat dhe te denohen me burgim te perjetshem , se pse sja kan ven zjarrin edhe ktij gjakpirsit

    Përgjigju
  • Luli: 18/04/2020 00:17

    Nuk i vinit ndonje bombe ta ndanit pergjysem megjith makin ? Kot jeni lodh me djegien se ky ka milione euro e ble te re neser

    Përgjigju
  • Tosi: 18/04/2020 00:13

    O kld-ja o vetingu ku jeniii ??? E dini cfar cmimi kan keto dy makina ?????????

    Përgjigju
  • E verteta: 17/04/2020 22:53

    Te njejten gje beri dhe nje gjykates ne shkoder , keta kan bere milliona euro dhe tani ikun ndonje vend e marrin azil ashtu sic beri tik llalla , talluni me popullin se keta I besojne te gjitha , ikni o shqipe se aty vec hajduta kriminelat dhe injoranta-militante ngelen

    Përgjigju
  • Vin Krymi Durres: 17/04/2020 22:42

    Cne nuk e ndimoi shoqnia durrsit qe nxorri prej burgu. Diku ke honger mut o gjyqtar dhe tashi ke haqe me la. Kerkoi ndihm mikut qe lirove nga burgu lulit se ta gjen ai kush e ka bo ka lidhje tforta me tgjith ai apo nuk dihet ca vrime miu osh fut luli jot. Kokat hongshi

    Përgjigju
    • Krymi: 17/04/2020 23:36

      O krym shiko hallet e tuja

  • Lori: 17/04/2020 22:37

    Kshu esht kur i prish pazaret me mafian

    Përgjigju
  • Miti: 17/04/2020 22:27

    Keta jane pjellat e Omer Vrionit qe shiti Ali Pashen dhe ishte gati te shiste nene e babe per para. Edhe keta shiten drejtesine dhe influencen keto 28 vite per para, njelloj si paraardhesi. Mbase djegia e makinave eshte nje loje per te marre azil ne ndonje vend perendimor, por ne cdo rast fale dhe ketyre felliqsirave Shqiperia eshte aty ku eshte.

    Përgjigju
    • Pashai: 18/04/2020 07:16

      Sa gjysma e Vrioneve te kishe kontribuar ti per kombin o MITI, por ti si pjelle e k..., normal qe do besh hesapet e te tjerve. Ti dhe te tjere si ty e lane shqiperine qe nga 4 e deri me tash ketu ku eshte.

    • Miti: 18/04/2020 06:11

      O Hamut, pse te pretendosh drejtesi te paster do te thote qe je bolshevik sipas teje? Po Haxhi Qamili c’hyn ketu? Apo keto 2 gjera ke mesuar ne kampin e internimit ti? Shko mbyt veten se shpeton planetin duke kursyer oksigjen.

    • Hamiti: 17/04/2020 22:56

      Ti qenke nje koketr bolsheviku dhe Haxhi Qamil. Bravo Miti nga Divjaka i more dy sifllaqe sot nga Sugari

  • Zenun Boriga: 17/04/2020 22:03

    Ca plehra si puna ktij e mbushen vendin me kriminela qe dalin nga burgu.

    Përgjigju
  • lexuesi: 17/04/2020 21:58

    E siguruan azilin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?