Përfshihen nga flakët 5 dyqane të tregut industrial në Durrës, shkrumbohen mallrat brenda tyre, policia: Dyshohet se ishte zjarr aksidental (VIDEO)

1 Janar 2023, 13:23| Përditesimi: 1 Janar 2023, 15:35

  • Share

Pesë dyqane të tregut industrial janë përfirë nga flakët në lagjen nr.17 të Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Për pasojë janë shkrumbuar edhe produktet të cilat tregtoheshin nga pronarët e këtyre dyqaneve.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa në njoftimin e policisë, thuhet se dyshohet që zjarri mund të ketë qenë aksidental.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm,  në lagjen "nr.17" Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme, në pronsi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?