Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, shkak u bë një shkëndijë elektrike

3 Tetor 2023, 11:12| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 11:50

  • Share

Një fabrike mielli në Laç, u shkrumbua nga zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Flaket u shfaqen rreth orës 11 të mbrëmjes së të hënës, dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin në pronësi të Tonin Locit.

Zjarri i konstatua nga roja i biznesit i cili sinjalizoi menjëherë zjarrfikësit e Laçit. Këta të fundit mbërritën brenda në kohe të shpejtë në adresën e dhënë dhe ndërhynë në shuarjen e flakëve. Operacioni zgjati rreth 1 ore, ndërsa u shmang rreziku dhe për objektet e tjera përreth fabrikës së miellit.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por do jenë veprimet e thelluara hetimore qe do të zbardhin plotësisht ngjarjen. Nga përllogaritjet e bëra rezulton se dëmet e shkaktuara në ketë biznes kapim vlerën e 4 milion lekëve të reja.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?