Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë fikur zjarrin e rëne në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar, morën pjesë për shuarjen e zjarrin 4 zjarrefikse dhe 25 forca zjarrefikse. Për shkak të terrenit, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e zjarrefikseve, pompa dhe me krah.
Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme, ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme
Po ashtu dhe në fshatin Mazhë e Vogël të Krujës, një zjarr ka djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe për pasojë janë djegur mbi 200 rrënjë ullinj.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por efektivët, të ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët. Zjarri është lokalizuar dhe rreziku për banesat është eliminuar, por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.
Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë arritur që të fikin zjarrin e rënë në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.
Mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave paraprak, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar.
Ndërsa, për shuarjen e zjarrit morën pjesë 4 zjarrfikëse dhe 25 forca zjarrfikëse. Për shkak të terrenit të vështirë, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e efektivëve, pompa dhe me krah.
Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.
Një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj është përfshirë nga flakë në fshatin Mazhë e Vogël.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në këto momente ka djegur mbi 200 rrënjë ullinj. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse , por efektivët, të ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët.
Zjarri është lokalizuar dhe rreziku për banesat është eliminuar por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.