Foto nga vendngjarja

Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, digjet njëra dhomë! Familjarët shpëtojnë mrekullisht

22 Dhjetor 2021, 22:49| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 22:57

  • Share

Një banesë në lagjen Palorto në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Burime për gazetarin e Report Tv Piro Nase bëjnë me dije se një nga dhomat e banesës është shkrumbuar ndërsa anëtarët e familjes kanë shpëtuar të gjithë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije shkak i zjarrit është bërë soba e druve me të cilën ngroheshin anëtarët e familjes Gumi. Tubat e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës.

Për pasojë janë djegur dy divanet, televizori dhe orendi të tjera të dhomës. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dy katëshe.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?