Një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit e Laçit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin e flakëve.
Mësohet se në momentin kur ka rënë zjarri në banesë nuk ka pasur familjarë pasi shtëpia është e pa banueshme.
Nuk është hera e parë që kjo shtëpi përfshihet nga flakët, pasi ka ndodhur më parë dhe brenda një harku të shkurtë kohor dhe dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.