Digjet kati i tretë i një banese në Lezhë, fatmirësisht s'ka të lënduar! Banorët: Kërkojmë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar (VIDEO)

12 Janar 2022, 16:13| Përditesimi: 12 Janar 2022, 18:12

  • Share

Kati i tretë i një banese në fshatin Gramsh të Lezhës është përfshirë nga flakët sot rreth orës 15:00, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Report Tv mëson se nga zjarri për fat të mirë nuk ka të lënduar pasi 4 banorët e familjes Zefi kanë dalë në kohë nga shtëpia.

Pasi janë konstatuar flakë dhe tym, disa banorë aty pranë kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Një e moshuar, e cila jetonte në katin e parë të kësaj shtëpie, shprehet se shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por për fat të mirë nuk u lënduan.

"Ishim brenda në katin e parë, me fëmijët e djalit. Djali me nusen shkuan të pushojnë lart. Unë u çova kot, dal te shkallët dhe vjen djali i kunatit e ka shtëpinë këtu afër. Sheh tymin jashtë, ça u bë. Kanë lajmëruar zjarrfikësen, s’e di sa ka vonuar. Dritat kanë qenë ndezur, soba e druve është poshtë. Kërkoj të më ndihmojë se kati i tretë u dogj."-tha e moshuara.

Ndër të tjera ata i bëjnë thirrje shtetit që t’i ndihmojë për ta rindërtuar katin e tretë të shtëpisë, pasi janë në qiell të hapur dhe dëmet janë të konsiderueshme.

"Kati i tetë është në qiell të hapur, kërkojmë ndihmë nga shteti me e ndërtu dhe njëherë, ta rregullojmë, s'duam gjë tjetër. Nuk e dijmë pse ra zjarri."-shprehet e zonja e shtëpisë.

Grupi hetimor nisi mënjeherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri si dhe përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara.

Ora 16:55
Kati i tretë i banesës në Lezhë u përfshi nga flakët, banorët: Kërkojmë ndihmë nga shteti ta rindërtojmë, s'dihen shkaqet e zjarrit

 

Banorët e shtëpisë 3-katëshe në Lezhë që u përfshi nga flakët, në një prononcim për mediat shprehen se nuk e dijnë nga se ra zjarri por fatmirësisht nuk u lënduan.

"Ishim brenda në katin e parë, me fëmijët e djalit. Djali me nusen shkuan të pushojnë lart. Unë u çova kot, dal te shkallët dhe vjen djali i kunatit e ka shtëpinë këtu afër. Sheh tymin jashtë, ça u bë. Kanë lajmëruar zjarrfikësen, s’e di sa ka vonuar. Dritat kanë qenë ndezur, soba e druve është poshtë. Kërkoj të më ndihmojë se kati i tretë u dogj."-tha e moshuara.

Ndër të tjera ata i bëjnë thirrje shtetit që t’i ndihmojë për ta rindërtuar katin e tretë të shtëpisë, pasi janë në qiell të hapur.

"Kati i tetë është në qiell të hapur, kërkojmë ndihmë nga shteti me e ndërtu dhe njëherë, ta rregullojmë, s'duam gjë tjetër. Nuk e dijmë pse ra zjarri."-shprehet e zonja e shtëpisë.

Komento

Komente

  • Askushi: 12/01/2022 18:16

    Shikoni se çfar edukate po ju jep çeveria e leshit kta të gjitha i duan nga çeveria po pse si sigurojn shtëpit kta e me siguracjonin e kan të sigurt rindërtimin. Apo hajt u bo deti kos e me lug në brez.

    Përgjigju
    • ariu: 12/01/2022 18:25

      sakt, keta tani duan nga shteti cdo gje.. Siguroni shtepit pastaj kerkoni dëmshpërblim gomer njerez

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?