Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, lëndohen dy persona, dërgohen në spital

22 Shkurt 2022, 17:00| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 17:04

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Për pasojë janë lënduar B.R., 55 vjeç dhe B.R., 78 vjeç.

Mësohet se të lënduarit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se shkak i flakëve është bërë rezistenca e ngrohjes ndërsa në banesë është djegur një divan.

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2022, në bulevardin "Zogu I", ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?