VIDEO/ Përfshihet nga flakët oborri i fabrikës së prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë

27 Korrik 2023, 17:32| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 19:43

  • Share

GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë bllokun e paletave të drurit jashtë godinës së fabrikës së prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH se Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit të cilët kanë vënë flakët nën kontroll.

'Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Ora 20:28
Forcat zjarrfikëse të Libohobës, Dropullit dhe Gjirokastrës shuan flakët në oborrin e fabrikës 'Amita'

1690473493_page.jpg

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Libohobës, Dropullit dhe Gjirokastrës, kanë bërë që të shuhet në kohë zjarri i shkaktuar në oborrin e fabrikës së prodhimit të lëngjeve Amita, në Libohovë, pasditen e sotme. 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetem disa dëme materialesh në mjediset e jashtme të fabrikës. Situata është normalizuar dhe puna do të vazhdojë normalisht thuhet në një reagim të kompanisë për Report TV e cila falenderon forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen në kohë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?