Foto nga zjarri në Trush të Shkodrës

Kronikë

Përfshihet nga flakët ferma në Trush të Shkodrës, në Fier flakët vijojnë të djegin pyjet

4 Shtator 2019, 19:43| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 19:47

  • Share

Ditën sotme një fermë është përshirë nga flakët në Trush të Shkodrës. Nga zjarri i rënë në fermë janë shkaktuar shumë dëme materiale pasi është djegur një pjesë e konsiderueshme e ballave të jonxhës.

Po ashtu në Shkodër gjatë ditës së sotme ka rënë zjarr në Majën e Zezë në Velipojë. Për të shuar flakët e zjarrit janë organizuar disa banor të zonës, administrata e zonave të mbrojtura dhe efektiv të policisë. Për zjarrin janë njoftuar emergjencat civile dhe strukturat e tjera dhe është diskutuar edhe për ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërsa për sa i përket zjarrin të rënë në qytetin e Fierit, Report Tv mëson se flakët vijojnë ende të djegin sipërfaqe të pyllëzuara. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish nga Patosi dhe Fieri.

Foto nga zjarri në Trush të Shkodrës

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?