Kronikë
Top 24

Përfshihet nga flakët hoteli në Sarandë, digjet papafingo dhe një shumë parash e pronarit (VIDEO)

13 Nëntor 2018, 09:07| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 14:21

  • Share

Një hotel është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sarandë. Zjarri ka rënë në papafingon e hotelit 'Epirus' rreth orës 07:00, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në kutinë shpërndarëse.

Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani pohon se në katin e fundit jetonte pronari i hotelit ndërsa nga zjarri janë djegur edhe një shumë parash që kishte.

Report Tv siguron pamjet e momentit kur hoteli është i përfshirë nga flakët, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por çatia dhe ambientet e brendshme janë djegur.

Ora 14:18
Pamjet nga lart/ Ja si u dogj kati i fundit i hotelit në Sarandë (FOTO)
/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 13/11/2018 22:19

    Domosdo që i janë dejegur dhe pará sepse paratë e “bardha”, me djersë, mbahen në bankë dhe je i qetë. Kurse paratë e pista mbahen papafingove, dysheqeve, jastëkëve, çorapeve dhe brekëve gjith m ut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?