Përfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Vorë, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)

31 Korrik, 08:01| Përditesimi: 31 Korrik, 09:02

  • Share

VORË- Një fabrikë është përfshirë nga flakët në Vorë, pranë autostradës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë orët e para të mëngjesit të sotëm, 31 korrik, ndërsa raportohet se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.

"Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit", njofton policia. 

Ende nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?