Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nga asfiksia 67-vjeçari në Korçë

27 Janar 2022, 21:07| Përditesimi: 27 Janar 2022, 21:41

  • Share

KORÇË- Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë këtë mbrëmje pasi flakët i përfshinë shtëpinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 0:45, në lagjen nr. 5 në qytetin e Korçës. Mësohet se ka humbur jetë Edmond Rramollari.

Fqinjët tregojnë për Report Tv, se 67-vjeçari jetonte vetëm në banesë, ndësra sipas tyre kishte edhe probleme të shëndetit mendor.

“Hipa mbi makinë dhe hapa dritaren, në atë kohë po bërtisja a ka njeri, mu përgjigj që ka dhe nuk po merrej vesh çfarë thonte, hapa derën i theva të dyja  xhamat e penxheres, hyra brenda, gjithçka ishte e mbytyr me tym, ai ishte gjallë akoma.

Ne i kemi komshinj. Me kë jetonte? Vetëm, i ka tërë në Greqi. Vuan nga shëndeti mendor. Ishte e sëmurë. E ka në Amerikë të mbesën. Mondi Rramollari”, thonë banorët e zonës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?