Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Myltë të Lezhës. Flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim.
Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, në momentin kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak për zjarrin është një bombul gazi që po përdorej për punimet e banesës.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes ku të paktën për momentin zjarri është neutralizuar. Ndërkohë 3 zjarrfikëse janë në gadishmëri për shkak se ka prani të lartë polisteroli në katin e dytë të banesës.
Komento