Përfshihet nga flakët një çerdhe në Fier, evakuohen fëmijët! Nga zjarri fatmirësisht vetëm dëme materiale (VIDEO)

9 Dhjetor 2021, 11:13| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 13:54

  • Share

Një çerdhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk ka patur fëmijë apo staf të lënduar.

Zjarri përfshiu çerdhen numër 4 në qytet, teksa fëmijët u evakuuan nga stafi i edukatorëve në një hyrje tjetër.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë te kutia elektrike, për arsye që nuk dihen ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar shkakun e zjarrit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?