TIRANE- Një godinë e vjetër e vendosur në mes të pallateve të banuara në rrugën "Vangjush Furxhi" pranë "Myslym Shyrit" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, pas një shpërthimi si pasojë e një shkëndije elektrike. Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që po vijojnë punën për pastrimin e zonës, për të shmangur një shpërthim tjetër.
Pika e shitjes së bombolave të gazit ishte hapur prej dy vitesh. Sipas gazetarit Elis Memelli vendosja e saj në mes të pallateve ishte denoncuar edhe më herët nga banorët e zonës, por nuk ka pasur reagime për zhvendosjen e saj.
Report Tv siguron videon nga shpërthimi i dyqanit të bombolave të gazit në rrugën Vangjush Furxhi pranë Myslym Shyrit në kryeqytet.
Komente

Duhet te marrin denim personat qe japin leje per kete pune te rrezikshme per qytetaret rreth pallatit
Përgjigju