Ersekë - Një zjarr ka përfshirë një godinë në Boshanj të Ersekës, e cila ishte në pronësi të një çifti të moshuarish.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën që përdorej për gatim dhe mbajtjen e zahireve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse u bë i mundur izolimi i flakëve, të cilat depërtuan deri jashtë duke rrezikuar banesën ku jetonte çifti i moshuar, si dhe 3 banesa të tjera aty pranë.
Dyshohet se zjarri mund të shkaktuar nga oxhaku ose ndonjë shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.