Një lokal është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ në Elbasan. Policia njofton se zjarri ka rënë në lokalin e shtetasit A.K dhe sipas hetimeve të para dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
‘Më datë 26.11.2021, rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka rënë zjarr në lokalin Bar-Kafe të shtetasit A. K. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.’- njofton policia.