Kronikë

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, dëme të shumta materiale! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

18 Korrik, 07:57| Përditesimi: 18 Korrik, 09:16

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në fshatin Shullaz të Kurbinit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme që ndodheshin brenda, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve pas një operacioni disa orësh.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa po kryhen veprimet përkatëse procedurale.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?