Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre, ferra e pemë frutore në afërsi të fshatit Halil të Fushë Krujës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i favorizuar nga era e fortë deri tani ka djegur rreth 10 hektarë tokë.
Në afërsi të zjarrit ndodhen edhe disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët.
Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që ato t’i afrohen banesave.