Kronikë

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)

21 Mars, 08:00| Përditesimi: 21 Mars, 08:09

  • Share

Një xhami është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shupenzë të Bulqizës. Raportohet për dëme të shumta materiale pasi është djegur komplet çatia dhe orenditë brenda objektit fetar.

Nuk ka pasur besimtarë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët. Policia po punon për të sqaruar shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?