Kronikë

Përfshihet nga flakët pallati gjatë natës në fshatin Shtyllë në Korçë, banorët zgjohen të tmerruar për të shpëtuar, 3 familje në 'qiell të hapur' në mes të dimrit

29 Nëntor 2021, 09:26| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 09:51

  • Share

KORÇË- Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë, në Korçë.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ndërsa fatmirësisht asnjë i lënduar nuk është raportuar. Sipas informacioneve të siguruara në pallat jetonin 3 familje, më pronësi të F.I, V.I dhe F.M, që arritëm te dilnin në kohë jashtë në momentin e rënies së zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?