TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në madhe duke shkrumbuar çdo gjë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, po pritet që të kryhet ekspertiza për të dalë në një përfundim të qartë.
‘Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Xhanfize Keko", te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’’- njofton policia.
Mirmengjes Erion Fiku !
Përgjigju