Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me pyje në malin e Krujës. Zjarri është në afërsi të fshatit Rranxë dhe sipërfaqja që po digjet është me dhjetra hektarë, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën.
Ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme për të hapur kullota ose parcela për qëllime të jashtëligjshme. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
Komento
Hhhhuuuuffff Serbi akoma gjalle..
Përgjigju