Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, OKB: Jemi në pragun e një tsunami humanitar

2 Dhjetor 2023, 13:30| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 13:33

  • Share

Një zyrtar i lartë i OKB-së ka paralajmëruar se Gaza rrezikon të zhytet në një "tsunami" humanitar, pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi dhe forcat izraelite rifilluan ofensivën e tyre në rripin e rrethuar.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se popullsia e Gazës ishte dobësuar aq shumë sa ai kishte frikë se shumë njerëz do të fillonin të vdisnin nga sëmundjet, si dhe nga bombardimet e Izraelit.

“Jam shumë i shqetësuar për hyrjen në dimër, pasi kam parë ndikimin e rrethimit,  duke parë dobësimin e imunitetit të njerëzve pas një lufte të tillë, privimin dhe vuajtjen e tyre, ne mund të jemi në prag të një lloji katastrofe-tsunami humanitar”, tha Lazzarini për Financial Times, duke folur para përfundimit të armëpushimit.

Izraeli ka rrethuar Gazën që kur filloi një ofensivë kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant më 7 tetor që vrau rreth 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Sulmi i tij ajror dhe tokësor në brez, të cilin Hamasi e ka nën kontroll që nga viti 2007, ka vrarë më shumë se 14,800 njerëz, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi: Gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të të vrarëve në Gaza! Netanyahu tërheq ekipin negociator nga Katari


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?