Dukagjin/ Përfundoi bashkë me mjetin në humnerë 3 ditë më parë, vdes shoferi te 'Trauma'! Një vit më parë i mori rrjedha e ujit në Bogë vëllanë dhe nipin

9 Korrik 2023, 08:30| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 13:56

  • Share

SHKODËR-  Famija Rushaj humbi një tjetër anëtar të familjes, Gjelosh Rushaj, pas tre ditësh pasi luftë me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi u u aksidentua të enjten e 6 korrikut . Kjo pasi kamionçina e tij ra në humnerë në Dukagjin, teksa po kthehej drejt Shkodrës.  Ai u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Tregjeditë duket se e kanë përndjekur familjen Rushaj. Në nëntor të vitit të kaluar, viktima humbi të vëllanë Pjetër dhe nipin Jason Rushaj të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.

Ajo që ka ndodhur në familjen Rushaj në Dukagjin është e veshtirë të tregohet. Për ironi të fatit, Gjelosh Rushaj ishte dhe një nga organizatorët e protestave për ndërtimin e rrugës së re të Dukagjinit

Në po të njëjtën mënyrë viktima humbi katër anëtarë të familjes së tij në vitin 2000 po në rrugën e Dukagjinit, ata humbën jetën pasi përfunduan në humnerë. Ditën kur Gjeloshi ra, por kishte shpresa për jetën, kushërira e tij Mira Pjetri, shkruan dhe rikujton tragjedinë:

“Më 6 Korrik 2000 po në të njejtin vend kanë vdekur edhe 4 pjestarë të familjes së Gjeloshit. I lutemi Zotit per Sherimin e shpejt te tij” . Ai po vazhdonte amanetin e të vëllait, për të mbledhur fonde e ndërtuar rrugë. Amanetin e Pjetrit, i cili nentorin e kaluar, bashkë me të birin Jason Rushaj humbën jetën në zonën e Bogës, në vendin e quajtur Përru i Thatë, në Malësinë e Madhe. Pjetër Rushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, ishin dëmtuar apo jo. Në momentin e ngjarjes në makinë ka qenë edhe vajza, por ka arritur të shpëtojë falë ndihmës se banorëve, ndërsa babai i saj dhe vëllai nuk arritën të shpëtonin. Gjelosh Rushaj është viktimë e 7-të e familjes që humbën jetën në përpjekje për ta parë zonën e tyre me rrugë e mirëqenie. ‘Pushosh ne Paqe me Krishtin Daja Losh”, shkruan mbesa e tij Mira Pjetri

Kujtojmë se Pjetër Rrushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, kishin pësuar dëmtime. Moti i keq u mori jetën babë e bir ndërsa vajza shpëtoi mrekullisht. Rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Grykë Lugje” ia pamundësoi që të vijonte më tej rrugë. Për pasojë i ka thënë vajzës që të shkonte në banesën më të afërt të kërkonte një kavo për të nxjerrë makinën e ndërsa qëndroi pranë makinës me të birin. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi janë marrë nga rrjedha e furishme e ujit.

Ora 09:08
Ra në humnerën e Dukagjinit 3 ditë më parë, Report Tv siguron foton e shoferit, ndërroi jetë te ‘Trauma’

1688886386_gjeloshrushaj.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Gjelosh Rushaj, viktimës së aksidentit fatal të 6 korrikut.

Rushaj humbi kontrollin e mjetit dhe ra në humnerë. Përplasja ishte fatale, sa Rushaj nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai ndërroi jetë sot te ‘Truma’ në Tiranë

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?