Fredi Alizoti

Imitoi zërin e vëllait të Fatmir Xhafës, lirohet nga burgu Fredi Alizoti, asnjë në burg për 'Babalen'

6 Shkurt 2020, 11:12| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 14:39

  • Share

TIRANE-Lirohet nga burgu pasi përfundoi dënimin kunati i Babales, Fredi Alizoti. Ai pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj dhe gjykimi u bë me procedurë të shkurtuar. Alizoti u dënua dy vite, por duke qenë se prej më shumë se një viti e gjysmë ka qenë në paraburgim e ka kryer afatin, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Fredi Alizoti ka qenë i vetmi që ka bërë burg për dosjen Babale, pasi Albert Veliu është dënuar me 3.8 vite, por në mungesë duke qenë se ndodhet në azil. Gjykata Penale dënoi edhe ish-deputetin demokrat Salianji me një vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim. Gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?